I takoi pikërisht ish-trajnerit napolitan, Mauricio Sarri, që të luante në stadiumin e tij të dikurshëm si kundërshtar në një mbrëmje të shënuar. Napoli ishte i vendosur të nderonte kujtimin e Maradonës, që u shua një vit më parë, në 25 nëntor 2020, dhe po ashtu të festonte vendosjen e statujës së Diegos në brendësi të ish-stadiumit “San Paolo”. i tillë Maradona, një shenjtor i qytetit që i hoqi stadiumit emrin e një tjetër shenjtori. Napoli e nderoi magjistarin e tij të dikurshëm dhe të paharruar duke fituar 4-0 ndaj një ekipi jo dosido, por ndaj Lacios së Sarrit, edhe duke mos pasur sulmuesin kryesor, Osimhen, të dëmtuar. Piot Zielinski, Dris Mertens, sërish Dris Mertens dhe Fabian Ruiz ishin autorët e golave, me 3 të parët të shënuar në 29 minutat e para. Me këtë fitore, Napoli u shkëput në krye të Serisë A me 35 pikë ndaj 32 të Milanit dhe 31 të Interit, madje duke pasur golaverazhin më të mirë në Itali.
Sfidanti.al