Nuk do të jetë e lehtë të bëhet gati për Kupën e Botës, por besimi mbetet. Autoritetet në Katar kanë ende shumë punë për të bërë me infrastrukturën, ndërsa duhet të nxitojnë për të realizuar planin që kanë në mendje. Mediat perëndimore shkruajnë se punëtorët do të urdhërohen të largohen në muajin gusht, madje thuhet se do të qendrojnë larg për 5 muaj pa të drejtë page (!!!), që të mos duken në sytë e “botës” gjatë kampionatit që pritet të zhvillohet në dimër. Për këtë arsye, në Katar duhet të punohet shumë fort për të përfunduar punimet, ndërsa besohet se janë prapa. Ndërkaq, autoritetet mendojnë që të huazojnë tifozë, dhe t’i paguajnë për të mbështetur ekipin vendas, sepse ata pranojnë se tifozët nga Katari nuk e kanë të natyrshme të shkojnë në stadium e të bërtasin.
Sfidanti.al