I moçmi Edi Reja! Erdhe italian, të bëri presidenti..dora jonë!

Mos doni t’iu lexoj të gjithë listën e Anglisë? E dini që ky ekip mund të shpallet edhe kampion bote ! Sikur t’i kishte thënë këto fjalë një trajner tjetër, do të shkonin për bukuri me të vërtetën, por ato i ka thënë trajneri Edi Reja që kishte blasfemuar si pakkush. Ky trajner, që po na befason me mungesën e nderit të fjalës , edhe pse me moshë të thellë trajnimi, gjestin e parë që duhet të bënte pas ndeshjes së mëshirës në Uembli, ishte që të kërkonte falje publike.

Kur e mësoi trajneri Edi Reja se Anglia është kaq e fortë sa mund të fitoi edhe Kupën e Botës? Pas “buke” apo para buke, pra para 5 golave apo pas tyre? Nëse e dinte këtë sekret, pse deklaroi me të madhe, faqe të gjithëve, se do të shkonte në Angli për t’i bërë suprizë atyre ..duke i sulmuar në befasi…

Dhe befasia e vërtetë nuk paska qënë në fushën historike të Anglisë, por kur delegacioni kthehet dhe fillon “lojën sulmuese”, plot supriza me publikun e vet. Një lojë që ka nisur që kur na mbiu mbi bar dhe mbi fron presidenti Duka, gati 20 vite më parë. Trajnerët duke qënë manekinët e tij , na gënjejnë pa iu dridhur qerpiku, të gjithë flasin me kasetë Nastradini. E dini ju se cila është Anglia? Këto fjalë Reja-ne iu thanë gazetarëve, por sipas bilardos kuqezi, ishin më shumë për popullin e shqetësuar të Kombëtares, që prej dy dekadash vaksinohet që fajtorin të gjejë poshtë tek trajnerët dhe futbollistët, por jo lart.. tek lojtari i prapaskenës..!
Sfidanti.al