Mbape flet hapur për Realin: Më presin sfida të mëdha pas 5 vitesh!

Kampionati francez i rri i vogël, edhe pse fanela që mban veshur në trup është bërë e rëndësishme. Kilian Mbape dëshiron të ndjekë gjurmët e francezëve të mëdhenj të së kaluarës, që nga Rajmond Kopa tek Zinedin Zidani për të skalitur emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Realit të Madridit. “Unë kam kaluar 5 vite të mëdha, – tha ai pas fitores së Francës 8-0 ndaj Kazakistanit, – unë e kam shijuar çdo moment dhe vazhdoj të kënaqem. Tani ka shumë gjëra, sfida të mëdha dhe unë kam folur që më parë për këtë”. i pyetur nëse do të vazhdonte tek Paris SG, kampioni i botës u përgjigj se “unë jam këtu, unë jam ende këtu, dhe do të jem për këtë sezon”. Kontrata e Mbapesë tek PSG-ja përfundon këtë sezon, dhe ende nuk lajme për rinovim të mundshëm. Reali u përpoq ta merrte vetën e kaluar, por presidenti Al Helaifi refuzoi çdo ofertë edhe pse u fol për 180 apo 200 milionë euro.

Sfidanti.al