Dakord, ekipi i tyre nuk është baraz me Realin për vetë historinë, por gjithsesi përkrahësit e bluve të Liverpulit nuk do ta kishin menduar aspak këtë krahasim. Karlo Ançeloti u pyet se çdo të thotë të jesh trajner i Realit, dhe theksoi se “më mirë të kesh një Ferrari sesa një Fiat 500”. Përderisa ekipi i fundit të cilin drejtoi italiani para madrilenëve ishte Evertoni, krahasimi u lidh me skuadrën në “Gudison Park”. Tifozët evertonas e sulmuan ish-trajnerin, ndërsa një pjesë nuk e kishin falur ende që ishte larguar aq shpejt, sapo i telefonoi Perezi. “Ne nuk jemi Fiat 500”, – reaguan ata. Në të vërtetë, Evertoni është një klub më i vjetër se Reali, themeluar në 1878, pra gati 24 vjet përpara, ndërsa ka fituar 9 tituj në Premier, 5 Kupa të Anglisë, 9 Superkupa të Anglisë si dhe Kupën e Kupave të Europës. Këto nuk janë trofe për një “Fiat 500”.
Sfidanti.al