Nga ofendimi i Falkones, në shantazhin e rëndë mafioz, historia e Mikolit

U paraqit vetë në burgun e Rovigos në Itali, madje përpara sesa Prokuroria e Palermos të firmoste shkresën për t’i kërkuar të shkonte vullnetarisht në qeli. Fabricio Mikoli do të duhet të shlyejë 3 vjet e 6 muaj burg me akuzën e shantazhit të rëndë të tipit mafioz. Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë ankimimin e Mikolit pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe pas konfirmimit nga Apeli në 2020. Akuza ishte se ai kishte ndihmuar një ish-fizioterapist të Palermos për të rikuperuar 12 000 euro nga një biznesmen. Këtë e bëri me ndihmën e djalit të një mafiozi, të quajtur Mauro Lauriçela (që është në burg me dënim 7-vjeçar). U deshën 8 vjet që kjo çështje të përfundonte, ndërsa Mikoli shkaktoi skandal dhe u detyrua të kërkonte falje në 2011 kur u shpreh për Xhovani Falkonen si “baltë” duke ofenduar gjykatësin që luftoi Mafien dhe që u vra prej saj në 1992.

Sfidanti.al