Nga “zero” tek Uest Hemi, në rekordmen të Ligës së Kampionëve

Ky është transformimi i sulmuesit Sebastian Haler, i cili nuk është aspak shumë i ri, por që po jeton “lulen e karrierës”. Ylli i Ajaksit vendosi një rekord të ri në Champions me 9 gola në 5 ndeshjet e tij të para në këtë konkurrim, duke lënë pas rekordin e mëparshëm të Erling Halandit. Norvegjezi kishte arritur në 8 gola në 5 ndeshjet e para. Haleri shënoi dy herë për Ajaksin në fitoren 2-1 në fushën e Beshiktashit në Stamboll në minutat 54 e 69. Ai kishte shkëlqyer edhe ndaj Sportingut të Lisbonës dhe Dortmundit. Në moshën 27-vjeçare, Haleri ka lënë përfundimisht prapa periudhën e vështirë tek Uest Hemi, ku u cilësua nga mediat angleze se “flop”, pra dështim. Ja pra, që nga dështimi ai u bë rekordmen i Championsit.

Sfidanti.al