PSG kundërshton t’ia japë Poçetinon Junajtidit, por anglezët do ta presin!

Ofensiva e parë u bë dhe u shty mbrapa. Nuk është e lehtë që të “pushtosh” kalanë e Paris SG, as kur vjen puna për një trajner, dhe Mançester Junajtidi e kuptoi këtë në “lëkurën e tij”. Klubi anglez duket se e ka bërë Maurisio Poçetinon kandidatin kryesor për stolin, por kërkesa e bërë ndaj PSG-së u hodh poshtë. Francezët nuk duan ta humbasin trajnerin gjatë sezonit, dhe mund të diskutojnë vetëm në qershor. Për këtë arsye, Junajtidi ka mundësi të presë deri në verë, ndërsa do të bisedojë me disa trajnerë të tjerë për t’i pasur këtë sezon. Ndër ta, sipas mediave angleze, janë Valverde, Rangnik, Favre, Rudi Garsia dhe Fonseka. Nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të pranojë të jetë “violinë e dytë” vetëm për disa muaj, apo ndoshta në “Old Traford” do të jenë të detyruar që të vazhdojnë me Majkëll Karrikun.

Sfidanti.al