Ndjenjat nuk kanë si bëhen më të kundërta. Nëse Skocia është në qiellin e shtatë, Spanja padyshim që është në “ferr” pas rezultatit 2-0 për vendasit në Gllazgou. Stadiumi “Hampden Park” përjetoi një nga ato mbrëmje që dukej se ishin harruar një herë e mirë, ndërsa “malësorët” skocezë dominuan ish-kampionët e botës dhe të Europës.

