I dha fund pas 15 viteve dhe nuk është një periudhë e vogël. Flasim që nga viti 2007, ndonëse nuk ishte ndër heronjtë e Europianit 2008. Sergio Buskets largohet nga kombëtarja e Spanjës pas 143 ndeshjeve dhe pasi u bë kampion i botës në 2010 dhe kampion i Europës në 2012. Në moshën 34-vjeçare vërtet që po mbyllet një cikël, siç shkruan e përditshmja katalanase “Sport”, ndërsa ai ka luajtur me legjendat Ksavi e Iniesta, Torres, Ramos, Pike, Vija e shumë të tjerë që sot nuk janë në kombëtare. Gjithçka vjen pas dështimit në Botëror, ndërsa pritet që Busketsi të marrë një vendim për të ardhmen edhe tek Barcelona.
Sfidanti.al