Benzema e pret shkurt: Nuk jam i interesuar!

Trajneri Deshamp e kishte anashkaluar pyetjen për rikthimin e tij, ndërsa sulmuesi duket se po i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Karim Benzema ndodhet në Madrid, në ekipin e Realit, ndërsa diskutohet shumë nëse ai mund të kthehet për në finale të Kupës së Botës, meqë Franca ka probleme shëndetësore. Gjithsesi, ylli 34-vjeçar botoi një mesazh në Instagram me një foto të tij me pamje indiferente, dhe me përshkrimin “i painteresuar” . Nënkuptimi është i qartë, edhe pse Benzemaja mund të kishte pasur mundësinë të kishte luftuar për një titull botëror.

Sfidanti.al