Kupa e Botës tregoi se skuadra kombëtare pati një problem të madh, mes halleve të tjera, dhe kjo ishte mungesa e një sulmuesi të spikatur. Një ekip si Gjermania, që ka pasur yje si Zeler, Myler, Rumenige, Fëler, Alofs, Klinsman apo Klose, sot nuk ka asnjë qendërsulmues për të qenë. Niklas Fylkrug nuk është lojtar i keq, por ai ka luajtur pak dhe është 29 vjeç. Gjithsesi, mediat gjermane kanë dalluar një shpresë për të ardhmen. Tek Frankfurti luan një sulmuesi i ri, vetëm 16-vjeçar, që quhet Anas Alaui. Një pinjoll emigrantësh (1.87 metra që tani), ai po shkëlqen në nivelin U17 duke shënuar 16 gola në 9 ndeshje në kampionat. Ai është edhe pjesë e të rinjve të Frankfurtit në Championsin e të rinjve ku ka shënuar 1 gol e ka një 1 asist në 213 minuta. Ndoshta, Në Botërorin e ardhshëm, Alaui do të ishte një zgjidhje e halleve.
Sfidanti.al