Kanë luajtur bashkë tek Lacio, kanë qenë të lidhur me gati 30 vjet, dhe padyshim që kanë qenë shumë të afërt. Njëri nga njerëzit që u trondit më shumë nga vdekja e Sinisha Mihajloviçit është Roberto Mançini. Trajneri i Italisë shkruajti një shkrim për “La Gazeta delo Sportin” kushtuar pikërisht legjendës serbe duke pasur fjalë të ndjera. “Që dje nuk kam më një vëlla”, ishte shprehja më e fortë e përdorur nga Mançini, ndërsa kujton një gol me takë të shënuar në Parmë me topin e ekzekutuar nga Mihajloviçi nga një goditje nga këndi.
Sfidanti.al