Është një biznes që mund të bëhet, por padyshim që nuk është i lirë. Tek Bajerni janë përpara një dileme lidhur me portën pasi Manuel Nojeri e ka mbyllur sezonin pas thyerjes së këmbës, ndërsa drejtuesit nuk e dinë nëse duhet të shpenzojnë për të marrë një gardian të rëndësishëm, apo të presin rikthimin e kapitenit. Lajmet janë që në Mynih po mendojnë për portierin e Marokut, Bonon, pasi menduan për Livakoviçin e Kroacisë, veçse Sevilja thuhet se kërkon 20 milionë euro. Dinamo e Zagrebit kërkon 10 milionë për kroatin. Çfarë do të bëjnë në “Zebener Shtrase”? Nëse vjen Bono dhe shpenzohen 20 milionë euro, kjo do të merrej si një deklaratë largimi për Nojerin. Punë dreqi!
Sfidanti.al