Lebroni bëhet më i vjetri që nga koha e Xhordanit që e realizon këtë!

Shënoi 30 pikë dhe ndihmoi Lejkërsat të fitonin ndaj Denverit të fortë me rezultat bindës, 126-108, ndërsa nuk po e ndjen moshën. Lebron Xhejmsi vazhdon t’i afrohet pa u ndalur rekordit të pikëve të NBA-së që mbahet nga Karim Abdul-Xhabar, ndërsa u bë lojtari më i vjetër në histori, pas Majkëll Xhordanit, që shënon të paktën 30 pikë në 3 ndeshje radhazi. Xhordani pati edhe 9 topa në tabela e 4 asistë si dhe dy vjedhje topi, ndërsa Lejkërsat përballuan mungesën e Entoni Dejvisit në pjesën e dytë. Nikola Jokiç pati 25 pikë, 11 topa në tabela, 8 asistë e 4 vjedhje topi për Denverin.

Sfidanti.al