Franca kryqëzon gishtat në prag të finales, 5 të sëmurë deri tani!

Shpresa është që të mos shtohen, ndërsa bashkë me dëmtimet bëhet një listë e gjatë. Adrien Radio, Dajot Upamekano dhe Kingsli Koman janë të sëmurë me grip në skuadrën franceze në prag të finales së Kupës së Botës, dhe padyshim që janë në dyshim. Atyre u bashkohen Varan dhe Konate që nuk u stërvitën dje, ndërsa Çuameni e Teo Hernandez kanë simptoma të virozës. Nuk dihet nëse ata do të jenë në gjendje të përfshihen në ekip për sfidën ndaj Argjentinës. Trajneri Didie Deshamp ka pasur probleme me dëmtimet që përpara, pasi kanë mbetur jashtë një numër i madh lojtarësh ndër të cilët më të spikaturit janë Pogba, Kante apo Benzema. Sëmundjet në kampion francez duket se kanë ardhur për shkak të ajrit të kondicionuar kudo ku lojtarët ndodhen.

Sfidanti.al