Hugo Sançez: Spanja shmangu me qëllim Brazilin, eliminoi Gjermaninë!

Nuk ia vlen të diskutojmë për polemikat dhe debatet gjatë kupave të botës sepse nuk do t’i gjendej fundi. Gjithsesi, duhet të “marrim shënim” për to dhe ja ku kemi akuzat se Spanja me qëllim humbi ndaj Japonisë për të shmangur Brazilin në raundet më pas. Kjo akuzë vjen nga legjenda e dikurshme e Realit të Madridit, meksikani Hugo Sançez. Ish-sulmuesi deklaroi se spanjollët qëllimisht ulën ritmin dhe pranuan humbjen me japonezët duke sjellë eliminimin e Gjermanisë, ndonëse nga ana e iberikëve kjo kundërshtohet.

Sfidanti.al