Gjermania e kishte shuar shpresat për një kualifikim në fazën tjetër të botërorit. Sipas “Bildit”, Federata Gjermane kishte planifikuar udhëtimin e kthimit në Gjermani shumë orë para se të luheshin ndeshja ndaj Kosta Rikës. Raportohet se ishte organizuar që më parë, se në orën 5:00 të mëngjesit të së premtes, një avion Airbus do të nisej nga Frankfurti me destinacion Doha në Katar. Në orën 14:30, ekipi gjerman kishte të planifikuar udhëtimin me atë avion mbrapsht për në Gjermani.