Spanja pritet të ketë 8 ekipet në kupat e Europës vitin tjetër!

Sevilja dihet që do të shkojë në Champions, pasi fitoi Ligën e Europës. Skuadra e trajnerit Mendilibar do të bashkohet me Barcelonën, Realin, Atletikon dhe Sociedadin, që e kanë siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin që vjen. Kampionati spanjoll do të ketë edhe dy ekipe në Ligën e Europës, dhe këta janë Vijarreali dhe Betisi që është i gjashti dhe që shkon në kupat kontinentale pasi Reali i Madridit fitoi Kupën e Mbretit. Gjithsesi, do të ketë edhe një ekip spanjoll në Ligën e Konferencës.

Sfidanti.al