Me Luis Enriken patëm një Europian shumë të mirë, dhe eliminim pa të drejtë në gjysmëfinale ndaj Italisë. Po ashtu, arritjen deri në finalen e Ligës së Kombeve, humbur ngushtësisht 1-2 ndaj Francës së madhe. Spanja e trajnerit asturian dukej e destinuar për të qenë e madhe, por pastaj erdhi dështimi në Kupën e Botës në Katar dhe ndryshoi gjithçka. Luis Enrike u largua dhe pasardhësi i tij, një tjetër Luis, De la Fuente, nuk arriti të ndryshonte gjë. Për më tepër, nisja e Euro 2024 ishte një katastrofë, një humbje 0-2 në Gllazgou ndaj Skocisë me dy gola të Skot Mektominait. Formati mund t’i ndihmojë spanjollët, por besimi dhe vlerësimi për ta ka rënë shumë.
Sfidanti.al