Çalhanoglu dëmtohet në kombëtare, Interi në ankth!

Problemet nuk janë aq të vogla, dhe për më tepër periudha është e vështirë dhe vendimtare. Interi do të duhet të bëjë pa ndonjë lojtar të rëndësishëm në ndeshjet e ardhshme, dhe njëri prej tyre mund të jetë Hakan Çalhanoglu. Mesfushori turk pësoi dëmtim në ndeshjen Turqi-Kroaci në Euro 2024 dhe doli nga loja pas vetëm 35 minutave lojë. Natyrisht, duhen pritur vizitat mjekësore, por dëmtimi asnjë herë nuk është diçka e mirë, ndërsa Çalhanoglu është një nga yjet kryesorë zikaltër.

Sfidanti.al