Presidenti i Paris SG ka pasur takim në Budapest me presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino, si dhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin. Naser Al Helaifi ka ndikuar që të arrihet një akord për Kupën e Botës të klubeve vitet e ardhshme, me pjesëmarrje më të madhe, dhe me ekipet që do të marrin dyfishin e të ardhurave në krahasim me deri tani. Po ashtu, ka pasur një akord për traneferimin e lojtarëve deri në 2030. Kjo u cilësua si një goditje mjeshtërore e sheikut të PSG-së.
Sfidanti.al