Gjermania humb me Belgjikën dhe shqetëson, por mirë që ishte miqësore!

Romelu Lukaku po vazhdon ta rrisë formën e tij me fanelën e kombëtares të veshur në trup. Sulmuesi i Interit, realizoi një tjetër gol pas 3 të tillëve në sfidën eliminatore të Europianit në Suedi. Rrjeta ishte e rëndësishme sepse u shënua në portën e Gjermanisë, ndonëse ishte një miqësore. Karrasko shënoi të parin, pastaj Lukaku, dhe Kevin de Brujne i Sitit rriti epërsinë e belgëve në 3-0. Më pas, Niklas Fylkrug (6 gola në 6 ndeshje ndërkombëtare), dhe Serzh Gnabri ngushtuan rezultatin, por pa mund të shmangnin humbjen. Belgjika luajti shumë më mirë në pjesën e parë, ndërsa gjermanët kishin mbrojtjen të dobët.

Sfidanti.al