Basket, në Andaluzi do të ndeshen Spanja, SHBA dhe Sllovenia e Donçiçit!

Superylli 23-vjeçar jo vetëm që do të jetë përballë ish-ekipit të tij, Realit të Madridit, në një ndeshje në Lindjen e Mesme me Dallasin, por pritet të kthehet në Spanjë për një turne basketbolli. Luka Donçiç do të jetë në Malagë, në provincën e Andaluzisë gjatë vitit 2023. Ky turne do të ketë në përbërje Spanjën vendase, kampione të Europës në fuqi, SHBA-në që është kampione olimpike dhe Slloveninë për të cilën luan yllin e NBA-së, që ka qenë më parë në Madrid tek Reali. Turneu zhvillohet për të përkujtuar 100-vjetorin e themelimit të Federatës Spanjolle të Basketbollit.

Sfidanti.al