Inzagi: Shumë bukur të fitosh kështu ndaj Milanit!

Trajneri i Interit padyshim ishte një hero në mbrëmjen arabe, pothuajse sikur të ishin “një mijë e një netët”. Një trofe tjetër në karrierë, e katërta superkupë e fituar, që tregon se po bëhet specialist në finale të tilla, duke pasur fituar edhe dy Kupa të Italisë. i tillë Simone Inzagi, që u shpreh shumë i lumtur për titullin, por edhe për mënyrën e fitores. “T’ia dalësh kështu ndaj Milanit është vërtet shumë e bukur, – tha ai, – djemtë u treguan shumë të zotë. Ishin të kthjellët e të bashkuar. Le ta shijojmë sonte trofeun, por që nesër (sot) duhet menduar për kampionatin”.

Sfidanti.al