Barcelona dhe Spanja kanë një pikëpyetje, Sergio Busketsin!

Çfarë do të bëjë mesfushori veteran në vazhdimin e karrierës? Kjo është pyetja që ekziston për Sergio Busketsin dhe që i intereson edhe Barcelonës, por edhe kombëtares së Spanjës në futboll. Regjisori i lojës së të dyja skuadrave ka ardhur në një moshë që duhet të mendohet mirë. Duke qenë 34 vjeç nuk mund të bëjë plane afatgjata dhe ndoshta edhe tek Barcelona po mendojnë se në verë duhet të ketë një ndryshim. E njëjta gjë vlen edhe për Spanjën. Mediat iberike shkruajnë se Busketsi do të ketë disa ditë pushim dhe pastaj do të marrë një vendim për të ardhmen.

Sfidanti.al