Këtë herë mundi të shënonte vetëm një herë, dhe tashmë do të kthehet në shtëpi. Kristiano Ronaldo nuk pati fat në Katar, dhe nuk mundi as të tregonte veten pasi trajneri Fernando Santos e uli në stol për dy ndeshje, duke e hedhur në fushë si zëvendësues. Me gjasë, superylli i futbollit do t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Portugalisë dhe nuk besohet se do ta shikojmë në një tjetër kupë të botës. Në total ai ka 20 ndeshje dhe 8 gola, ndërsa ndaj Marokut pati paraqitjen e 196-të me fanelën “luzitane”. Kjo do të thotë se ka barazuar rekordin botëror të ndeshjeve me kombëtaren. Pritet që Ronaldo ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ndonëse kjo nuk është ende e sigurt. Në total ai ka 196 ndeshje dhe 118 gola me Portugalinë, dhe 951 ndeshje e 701 gola me ekipet e klubeve. Në total janë 1 147 ndeshje dhe 819 gola në karrierë.
Sfidanti.al