Golden Stejti fiton ndaj Bostonit, rivalit të vjetshëm në finale!

Ishte një përsëritje e duelit për titull që u luajt sezonin e kaluar, dhe kampionët nuk zhgënjyen. Edhe spe Golden Stejti nuk ka qenë aspak vetvetja në 2022-2023, sërish tregoi se çfarë mund të bëjë me suksesin e thellë 123-107 ndaj Boston Sëlltiksave. Nënkampionët, rekordmenë të titujve bashkë me Lejkërsat, janë skuadra më e mirë e sezonit në NBA pas Nju Orlinsit, veçse ekuilibri i forcave në basketbollin amerikan mund të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. “Vëllezërit Splesh”, Klej Tompson dhe Stefën Kërri, ishin më të mirët. Tompson shënoi 34 pikë, ndërsa Kërri pati 32 pikë me gjashtë tripikësha, si dhe shtoi 6 topa në tabela e 7 asistë. Për Bostonin nuk mjaftoi Xhejlën Braun me 31 pikë dhe 9 topa në tabela, ndërsa Xhejzën Tatëm zhgënjeu me vetëm 18 pikë.

Sfidanti.al