Bëri mirë apo bëri keq, këtë do ta tregojë koha, ndërsa alternativat nuk duken të shumta. Nuk dihet nëse ka qenë dëshira e trajnerit, apo ia kanë bërë të qartë se do të ishte mirë që të hapte krahun, veçse fakti është që Luis Enrike nuk është më në stolin e Spanjës. Federata Spanjolle e Futbollit mori vendimin shpejt pasi ekipi u kthye në atdhe pas eliminimit në raundin e dytë të Botërorit kundër Marokut. Pjesëmarrja e “Furive të Kuqe” në Katar ishte e dobët me humbjen me Japoninë në grup dhe disfatën e papritur me marokenët. Tifozët kishin parashikuar disa trajnerë si pasardhës të Luis Enrikes, duke kërkuar shkarkimin e tij përpara sesa të vepronte Federata, por pritet që në stolin e Spanjës do të jetë trajneri i U21-it, Luis de la Fuente.
Sfidanti.al