Shuhet kampioni nga Elbasani, Bujar Gogunja!

Në vitin 1984 kishin ekip të fortë dhe ia dolën të thyenin konkurrencën e skuadrave me shumë më tepër emër. Labinoti i atëhershëm i Elbasanit u shpall kampion i Shqipërisë në futboll dhe në portën e tij ishte Bujar Gogunja. Ishte vetëm 27 vjeç kur mori titullin, ndërsa ditën e sotme u shua në moshën 65-vjeçare duke i shkaktuar një humbje të madhe familjes dhe futbollit shqiptar. Në atë kohë, Gogunja vendosi rekordin për minutazhin pa pësuar gol në kampionatin shqiptar dhe luante bashkë me lojtarë të dëgjuar si Lleshi, Tafani, Luniku, Popa, Mitrollari, Ndreu, Deliu, Arapi, Rama, Staçeni, Agalliu, Asllani dhe me trajnerët Frederik Jorgaqi dhe Dashamir Stringa.

Sfidanti.al