Armando Broja do të kishte dashur të kishte qenë me skuadrën e tij të vjetshme, qoftë edhe për të përjetuar këtë kënaqësi të vetme. Ndërsa Çelsi i tij është shkatërruar dy herë nga Mançester Siti, në Premier Ligë e Kupën e Anglisë, Sauthemptoni “ia mori masat” kampionëve duke i nxjerrë jashtë Kupës së Ligës (Karabao).
