Këtë herë nuk shënoi, por kjo nuk do të thotë se nuk ishte sërish i shkëlqyer. Armando Broja qendroi në fushë për 83 minuta për Sauthemptonin ndërsa ekipi i tij arriti një tjetër fitore në një sezon për t’u mbajtur mend në Premier Ligë. Golat për “Shenjtorët” u shënuan nga Stjuart Armstrong dhe Shejn Long, ndërsa Broja ishte kërcënim gjatë gjithë kohës për portierin e kombëtares angleze, Pikford. Shqiptari pati depërtime dhe gjuajtje, dy prej të cilave u pritën nga gardiani i Evertonit, dhe një tjetër që kaloi pranë shtyllës. Fitorja në stadiumin “Sent Meri” bëri që Sauthemptoni të jetë në vendin e 10-të në renditjen e kampionatit anglez me 32 pikë në 25 javë, duke pasur ekuilibër të plotë në rezultate me 7 fitore, 11 barazime e 7 humbje, ndërsa Broja ka shënuar 6 nga 25 golat e ekipit të trajnerit Ralf Hazenhytl.
Sfidanti.al