Legjenda Rash për Liverpulin: Harrojeni Mbapenë, keni plot yje në sulm!

Një njeri që “e qëndiste golin” padyshim që mund të dëgjohet dhe ish-ylli i sulmit është një specialist. Ian Rash, uellsiani i famshëm i Liverpulit të viteve 80-të, këshillon Jurgen Klopin të mos mendojë për Kilian Mbapenë, i cili le të shkojë tek Reali apo të qendrojë tek Paris SG. Për “gjahtarin e golave” të para 35 viteve, të kuqtë kanë një repart sulmues shumë të mirë. “Fuqia që ekipi i Klopit ka në sulm është e frikshme, – tha ai, – është sulmi më i fortë në botë, mendoj. Kanë Salahun, Manenë, Firminon, Zhotanë, Luis Diazin. Liverpuli shpenzoi për Diazin, nuk besoj se do të shpenzojë për Mbapenë. Mbape mund të shkojë tek Reali, por për momentin më duket se do të rrezikojë nëse e bën, veçse jo kushdo në Premier Ligë mund ta marrë”.

Sfidanti.al