Yamal gabon nga pika e bardhë, Flick gjen zgjidhje te Raphinha

Penalltitë po kthehen në një problem për Barcelonën, e cila deri më tani nuk ka një hierarki të caktuar sa i përket lojtarëve që duhet t’i ekzekutojnë. Pas gabimit të radhës të Yamal në ndeshjen që Barça fitoi në shtëpi me përmbysje përballlë Villareal-in, Hansi Flick ka vendosur që të ndërhyjë.

Trajneri gjerman tha pas ndeshjes se do të bëjë diçka në këtë drejtim për të sistemuar këtë problem. Në fakt trajneri gjerman e ka zgjidhjen në shtëpi pasi Raphinha ka treguar se nuk gabon nga pika e bardhë. Braziliani i ka shënuar të 11-të penalltitë që ka ekzekutuar si lojtar i Barçës ndërsa Yamal ka transformuar në gol 7 prej 10 penalltive.