Nëse vitin e parë ishte një sensacion që vinte nga Europa, tashmë është një realitet i vërtetë në NBA. Luka Donçiç bën pjesë në plejadën e yjeve të basketbollit amerikan, dhe me të drejtë krahasohet me Adetokumbon, Lebronin, Embijdin, Durantin apo Jokiçin. Ai shënoi 49 pikë në fitoren e Dallasit ndaj Nju Orlinsit, 125-118. Donçiç nuk u mor vetëm me shënimin e koshave, sepse dominoi në tabela me 15 topa të kapura poshtë koshave, si dhe shërbeu 8 asistë që krijuan gati 20 pikë të tjera për Dallasin. Edhe pse bëri disa herë gabime në gjuajtje, edhe pse e humbi 5 herë topin, kontributi i tij ishte shumë i madh dhe jo më kot mori notën 21. Ai ka një mesatare shumë të mirë sezoni prej 27.5 pikësh për ndeshje, 9.2 topash në tabela për ndeshje dhe 9 asistësh për ndeshje. Kjo e bën një nga 5 lojtarët më të mirë të edicionit të rregullt.Dallasi është në vendin e pestë në Perëndim, jo larg Juta Xhazit të vendit të katërt, që mbetet synimi më normal i sezonit.
Sfidanti.al