Bajerni me rotacion dhe me shqetësimin Myler-Levandovski!

Ndaj Grojter Fyrtit kërkohet një reagim, pas dy rezultateve aspak të këndshme gjatë javës, edhe pse barazimi në Austri në Champions mund të pranohet. Bajerni duhet të fitojë derbin e vogël bavarez në Bundesligë, ndërsa nuk bindi aspak ndaj Bohumit, po në kampionat (2-4) dhe loja ishte jo aty ku duhet ndaj Salcburgut në mesjavë. Trajneri Julian Nagelsman pritet të bëjë rotacion për disa lojtarë, pasi duhet të ulen në stol mbrojtësi Upamekano dhe shënuesi i Championsit, Koman, kurse Musiala është kthyer nga Kovidi, por jo në 100 për qind. Nojer, Dejvis dhe Gorecka vazhdojnë të mungojnë. Shqetësim tek Bajerni, sipas mediave, është se ekipi po përpiqet të sulmojë me shumë forca, duke krijuar “mbipopullim” e duke ulur hapësirat për dyshen Levandovski-Tomas Myler. Edhe pse këta të dy kanë shënuar e kanë asistuar shumë, ka kritika që Gnabri, Koman apo Sane (madje edhe Kimih) të mos shkojnë aq shumë në 30 metrat e fundit të fushës.

Bajerni (3-2-4-1): Ulrajh, Pavar, Zyle, Hernandez, Kimih, Toliso, Gnabri, Myler, Sane, Çupo-Moting, Levandovski.

Sfidanti.al