Reforma në drejtësi në Itali ka nisur që me Di Pietron në 1992, dhe nxorri “fishek” jashtë skenës plot 5 parti politike, ndërsa po ndikon edhe në futboll. Edhe më shumë po ndikon Bashkimi Europian me zonën Shengen dhe monedhën e përbashkët euro, aq sa dominimi i klubeve italiane në vitet 80-të mezi vazhdoi në vitet 90-të dhe pastaj mbeti vetëm Milani deri diku, apo edhe Juventusi. Që nga ajo kohë, në Serinë A po ndodh edhe një ndryshim tjetër që ka të bëjë me pronësinë e klubeve. “I fundit i mohikanëve” ishte Luka Perkasi i Atalantës që pranoi të shiste 55 për qind të aksioneve tek një kompani amerikane që merret me aksionet financiare në bursa. “DEA” është vlerësuar 500 milionë euro dhe Perkasi do të mbajë 45 për qind. Bergamaskët janë vetëm shembulli i fundit sepse më parë ka ndodhur që aksionet të blihen nga të huajt tek Interi, Milani, Sampdoria, Xhenoa, Fiorentina, Roma, Bolonja. Seria A po i ngjan gjithnjë e më shumë Premier Ligës angleze, edhe me me investime më të vogla.
Sfidanti.al