Këto janë fjalët e Stefano Piolit, me trajnerin kuqezi që ka besim tek skuadra e tij, por me një kusht. Milani edhe mund të dalë kampion, edhe mund të fitojë çdo ndeshje, por vetëm nëse nuk do të ketë rënie të përqëndrimit, pra rënie të mentalitetit nga ndeshja në ndeshje. Trajneri, që tashmë po merr lavdet që meriton, ka krijuar një skuadër të fortë që i mori pikën Juventusit në Torino dhe mundi Interin në derbi, dhe analistët mendojnë se Interi nuk është më aq favorit për Serinë A. Nga ana tjetër, mediat shkruajnë se Pioli ka meritën që ka krijuar një ekip edhe pa Kesien, ndërsa meritë kanë edhe lojtarët e rinj që tani po piqen e po kthehen në liderë të vërtetë. Të tillë janë Tonali, Brahim, Teo Hernandez, Leao dhe Brahim Diaz. Po ashtu, portieri Menja po bën të harrohet Donaruma sepse po bën pritje dhe ka mesatare shumë të mirë të golave të pësuar për ndeshje.
Sfidanti.al