Qendërmbrojtësi me shumë përvojë, Mats Humels, nuk mundi ta përmbante veten dhe i kërkoi falje tifozëve. Borusia e Dortmundit tregoi edhe një herë tjetër anën e saj plotësisht fëminore kur u dërrmua në “Signal Iduna Park” 2-4 nga Gllazgou Rejnxhërsi në Ligën e Europës. Kjo gjë ndodhi jo shumë ditë pasi verdhezinjtë pësuan një humbje tjetër turpëruese në kampionat, 2-5 në shtëpi ndaj Leverkusenit, dhe shumëkush habitet sesi ende Dortmundi është rival i Bajernit! “Futbolli ynë ishte pa pikë kuptimi”, – tha Humelsi, ndërsa mediat bënë kritika të fuqishme. E përditshmja “Bild” i dha gjithë ekipit notën ngelëse 6, më të dobët e mundshme (sikur të jetë 2 në shkollë), së cilës i shpëtuan vetëm Belingham (5) dhe Kobel (4).
Sfidanti.al