Ançeloti kërkon falje për Championsin: i gjithë klubi ështqë i hidhëruar!

Premtimi është që do të luhet ndryshe, shumë më mirë në kthim. Këtë e thotë Karlo Ançeloti, trajneri i Realit të Madridit, që nuk pësoi ndonjë disfatë kushedi se çfarë me rezultat në fushën e Paris SG (0-1), por u turpërua me lojë. Skuadra franceze ishte jashtë mase superiore në sfidën e Championsit në “Parkun e Princave”, ndërsa Madridi u duk si ndonjë provinciale. “Na dhembi shumë humbja, – tha trajneri madrilen para ndeshjes ndaj Alaveshit në La Ligë, – jemi të ndërgjegjshëm se çfarë ndeshjeje bëmë ndaj PSG-së. Kam folur edhe me presidentin, e kam siguruar se do të reagojmë. Të gjithë në klub janë të hidhëruar. Sa për ligën, kemi një epërsi dhe duam që ta ruajmë”.

Sfidanti.al