Ishte një ndeshje që i ngjante një rruge me një sens kalimi. E tillë ajo në stadiumin e “Shën Mërisë” ku Sauthemptoni vendas priti Liverpulin për javën e parafundit të Premier Ligës. Fituan miqtë, veçse me përmbysje, pra pati emocione edhe pse të kuqtë dominuan plotësisht. Takumi Minamino në 27’ dhe Zhoel Matip në 67’ kthyen përmbys avantazhin e hershëm të “Shenjtorëve” arritur me golin e Natan Redmondit në 13’. Kjo do të thotë se gara për titull në Angli do të përfundojë javën e fundit, ndërsa Mançester Siti kryeson me 90 pikë ndaj 89 të ekipit të Jurgen Klopit. Siti ka golaverazh më të mirë, por vështirë se sezoni do të vendoset nga golat. Liverpuli mbajti topin 72 për qind, pati 24 gjuajtje ndaj vetëm 4 të vendasve, edhe pse vetëm 5 në portë për shkak se Sauthemptoni më shumë u mbrojt. Armando Broja, sulmuesi i kombëtares shqiptare, ishte titullar dhe u zëvendësua në 82’ nga Adams. Epërsia e liverpulasve ishte impresionuese sepse Klopi bëri 9 ndryshime në krahasim me ekipin që fitoi Kupën e Anglisë të shtunën, duke menduar për finalen e Championsit ndaj Realit.
Liverpuli (4-3-3): Alison, Gomez (Henderson 45’), Matip, Konate, Cimikas, Eliot (Origi 65’), Milner, Xhons, Minamino, Firmino (Keita 83’), Zhota.
Sfidanti.al