Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar stadiumin dhe orarin e sfidës Tirana-Dinamo, e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit Abissnet Superiore.
Derbi do të luhet të enjten në orën 13:30 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Stadiumi “Selman Stërmasi” nuk është akoma në gjendjen e duhur për të pritur një ndeshje kampionati, ndërsa në “Air Albania” është e vështirë që ndeshja të merret përsipër nga forcat e rendit për shkak të protestave që po ndodhin në kryeqytet.
Tirana ndodhet në vendin e katërt në renditje me 11 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e tretë me 15 pikë pas 8 javësh kampionat.

