Armando Broja do të kishte dashur të kishte qenë me skuadrën e tij të vjetshme, qoftë edhe për të përjetuar këtë kënaqësi të vetme. Ndërsa Çelsi i tij është shkatërruar dy herë nga Mançester Siti, në Premier Ligë e Kupën e Anglisë, Sauthemptoni “ia mori masat” kampionëve duke i nxjerrë jashtë Kupës së Ligës (Karabao). Golat e shënuar shpejt nga Seku Mara dhe Musa Gjenepo vendosën sfidën, ndërsa rotacioni i fortë i Pep Guardiolës dështoi plotësisht këtë herë. Edhe pse hodhi në pjesën e dytë De Brujnin dhe Halandin, sërish Siti nuk mundi të bënte dot asgjë dhe nuk pati vlerë zotërimi i topit 72 për qind. Si mund të shpjegohet fakti që “Qytetarët” nuk bënë asnjë gjuajtje në kuadrat në 90 minuta? Apo që, Sauthemptoni pati më shumë gjuajtje (12-7 gjithsej, 4-0 në kuadrat) si dhe më shumë korne (5-3)? Sauthemptoni arriti një kualifikim të madh për në gjysmëfinale, ndërsa për Sitin duket se sezoni do të jetë “malore”.
Man. Siti: Ortega, Gomez (Ejk 46’), Laporte, Uolker (Akanxhi 46’), Kanselo, Gyndogan, Filips (Rodri 63’), Palmer (De Brujne 46’), Grilish (Haland 56’), Alvarez, Foden (Në stol: Ederson, Ejk, Ljuis, Mahrez, Bernardo Silva).
Sfidanti.al