Katër herë kampionia në Grand Sleme është tërhequr nga Australian Open, por duket se do të duhet të bëjë më shumë pushim. Mediat në të gjithë botën shkruajnë e komentojnë se Naomi Osaka është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë, dhe kjo ishte arsyeja që ajo vendosi të mos merrte pjesë në turneun e madh të Melburnit, Grand Slemi i parë i vitit. Tenistja japoneze me gjasë do të humbasë të gjithë sezonin e këtij viti, sepse shtatzania do kohën e saj, e pastaj edhe periudha e rikuperimit pas lindjes dhe e kujdesit për beben.
Sfidanti.al