Paska dashur shumë fëmijë, dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë. Alvaro Morata sapo u lumturua me një vajzë, që është fëmija e tij e katërt, veçse lindja pati komplikacione dhe e shoqja e tij rrezikoi jo pak në spital. Fillimisht, u njoftua se gruaja lehonë u vendos nën kujdesin intensiv të mjekëve sepse gjendja e saj shëndetësore u përkëqësua. Gjithsesi, vetë Morata dha lajmin në rrjetet sociale se “dielli lindi” dhe se e shoqja u përmirësua. Alisa ndodhet në Klinikën Universitare të Navarrës në Spanjë, por tashmë jashtë rrezikut.
Sfidanti.al