“Luftë civile” në qeverinë italiane për fatin e “San Siros”

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me stadiumin e lavdishëm milanez, ndërsa Interi e Milani janë ende “në ajër”. Një përplasje brenda vetë qeverisë italiane rrezikon të dëmtoje interesat e klubeve, pasi një palë duan shembjen e “San Siros” dhe të tjerë ruajtjen e tij si monument kulture. Zv. sekretari i kulturës në qeveri, Vitorio Sgarbi, thotë se “San Siro” nuk mund të shkatërrohet. Nga ana tjetër, ministri i infrastrukturës, Mateo Salvini, thotë se Milani e Interi duhet të ndërtojnë një stadium të ri dhe modern, si dhe të sigurt në zonën Sesto San Xhovani. Ende nuk dihet sesi do të vendoset.

Sfidanti.al