Tuheli: Reali? Kështu si jemi, ne na mund Sauthemptoni!

Trajneri i Çelsit pati një paralajmërim për futbollistët e tij në prag të ndeshjes së radhës në Premier Ligën angleze. Tomas Tuheli e largoi menjëherë mendjen nga disfata me Realin në Champions, edhe pse analistët anglezë thanë se londinezët kishin shpresë për kualifikim në Madrid. Nesër në orën 16:00, Blutë e Tuhelit do të dalin në fushë në stadiumin e “Shën Mërisë” në Sauthempton përballë ekipit ku luan Armando Broja, dhe tekniku gjerman është me frikë për ndonjë “të pabërë” tjetër. “Pjesa e parë ndaj Realit ishte një nga më të këqijat që unë kam parë nga ekipi im, – tha ai, – mendoj se çështja e kualifikimit është e mbyllur, por problemi është që ne duhet të luajmë ndryshe. Kështu siç jemi, do të humbasim në Sauthempton, dhe do të shkatërrohemi në Madrid”. Të mos harrojmë se blutë u mundën 1-4 në “Stemford Brixh” fundjavën e kaluar në Premier Ligë nga Brentfordi.

Sfidanti.al