E mbani mend ende Bostonin? Është pranë vendit të dytë në Lindje

Skuadra e madhe që ka 18 tituj kampion në NBA duket se po jeton një “rilindje” të vërtetë. Sëlltiksat arritën një fitore të madhe ndaj Çikago Bullsave117-94 dhe duket se do të mbahen fort në vendin e dytë në Konferencën Lindore. Kjo do të thotë se logjikisht do të kenë shpresa për titullin, që do të ishte rekordi i ri, ndërsa rekordin e vjetër e kanë bashkë me Lejkërsat (që janë eliminuar tashmë). Bostoni ka një ekip të ekuilibruar ku nuk shkëlqen një yll i vetëm. Ndaj Çikagos, më i miri nuk ishte i zakonshmi Xhejzën Tatëm. Ai shënoi vetëm 16 pikë, por pati 10 topa në tabela e 8 asistë, ndërsa Xhejlën Braun realizoi 25 pikë, Horfort 17 pikë e 10 topa në tabela, Teis 15 dhe Uajt 10 pikë. Bostoni është në vend të dytë në Lindje me 50 fitore e 30 humbje, duke pasur një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte me Miluokin dhe Filadelfian.

Sfidanti.al