Shpresat e katalanasve ende ekzistojnë për të marrë një emër të madh për sulmin dhe janë gati për të bërë sakrifica financiare. Kur Barcelona i ofron Robert Levandovskit 8 milionë euro “neto” në sezon do të thotë se ka bërë maksimumin, pasi do të duhet të paguajë taksa thuajse edhe 8 milionë euro të tjera ndaj shtetit spanjoll. Gjithsesi, përpjekja e madhe në “Kamp Nou” nuk duket e mjaftueshme, të paktën përsa i përket rrogës. Kjo, sepse Bajerni i jep Levandovskit 12 milionë euro në sezon “neto”, duke qenë paketa në 25 milionë euro bashkë me taksat. Barça ofron kontratë për 3 vjet, diçka jo e vogël për një 34-vjeçar, por lajmet nga Gjermania janë që Bajerni po nis punën për të rinovuar me yllin polak.
Sfidanti.al