Tifozët në Shqipëri e mbajnë mend Peter Olajinkën, futbollistin afrikan që ishte pjesë e Skënderbeut të fortë të viteve 2010-të. Sulmuesi 26-vjeçar nga Nigeria shënoi një gol të rëndësishëm për Sllavian e Pragës në barazimin 3-3 në Holandë ndaj Fejënordit në çerekfinalen e Ligës së Konferencës. Olajinka shënoi për 1-1 në 41’, ndërsa dy golat e tjerë për ekipin çek u realizuan nga Sor e Traore. Barazimi 3-3 nuk është garanci për kalimin në gjysmëfinale, por gjithsesi është një rezultat i mirë jashtë fushe, edhe pse rregulli i golave në shtëpinë e kundërshtarit nuk ekziston më. Nigeriani ka 3 gola në këtë edicion europian, ndërsa mbajti shiritin e kapitenit në Holandë. Olajinka ka luajtur dy vjet me Bylisin e Ballshit në 2012-2014, ndërsa me Skënderbeun ishte në vitet 2014-2016, duke arritur fazën e grupeve në Ligën e Europës në 2015.
Sfidanti.al